Janë angazhuar 32 praktikantë me pagesë në Komunën e Kamenicës

Në kuadër të skemës “Kosovo Generation Unlimited” që vjen si bashkëpunim mes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, dhe rrjetit CSR Kosova, janë angazhuar 32 praktikantë me pagesë në Komunën e Kamenicës, e cila edhe ndihmon në financimin e programit.

 

21 Vajza të reja e 11 djem, do të aftësohen e ndjekin nga afër punën e departamenteve të institucionit si dhe do të mësojnë procedurat e funksionimit të tij.

 

Praktika e tyre në komunë do të zgjasë për 3 muaj, duke parë e analizuar edhe mundësitë e zgjatjes së kohës së angazhimit, bazuar në atë se çka ata do të ofrojnë për institucionin.

Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e ProActive dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *