Gjilan, shkon në Emergjencë për mjekim, i bie droga nga rrobat derisa ishte duke u mjekuar.

Një person në Gjilan ka përfunduar në intervistim nga Policia, pasi i njëjti kishte shkuar në emergjencë për trajtim, derisa ishte duke u trajtuar është vërejtur se i kishte rënë nga rrobat një substancë e dyshuar e llojit kokainë.

I dyshuari kishte pësuar lëndime nga një aksident trafiku.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka konfiskuar substancën narkotike me peshë rreth 15.4 gram. Lidhur me rastin prokurori kujdestar nuk ka marrë vendim për ndalimin e të dyshuarit për shkak te natyrës së lëndimeve trupore tek i dyshuari. Rasti nën hetime.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:15

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *