Në ceremoninë e diplomimit presidentja Vjosa Osmani ka thënë se të diplomosh në Akademinë e Policisë nuk është një arritje e vogël.
“Mos harroni se distinktivi që ju mbani përfaqëson mbi të gjitha vlerat dhe aspiratat e popullit tonë. Në këto momente kur ju do të bëni betimin e shenjtë, për të ju bashkuar kolegëve e kolegeve tuaja, si dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e kufirit në partneritet me partnerët tanë”, është shprehur Osmani.
Ajo ka thënë se është domosdoshmëri që Kosova të bëhet anëtare e Interpol-it dhe Europol-it.
Gjithashtu ka theksuar nevojën që të ketë sa më shumë gra në institucionet e sigurisë.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Policia e Kosovës vazhdon të jetë një ndër institucionet më të besueshme për qytetarët.
“Si Qeveri jemi zotuar për luftë të pakompromis ndaj korrupsionit, në veçanti atij që është mirëmbajtur me vite”, është shprehur Kurti, duke shtuar se detyra e secilit polic kërkon përkushtim.
Një fjalë rasti në këtë ceremoni e ka mbajtur edhe ministri i brendshëm Xhelal Svecla.
“Zyrtarët tanë policorë në vitet e fundit e veçanërisht muajve të fundit kanë treguar se nuk bëjnë kompromis me bandat e krim