Një grabitje e armatosur si në filma ka ndodhur pasditen e sotme në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe hajnave, raporton Gazeta Sinjali.
Për pasojë, një zyrtar policor ka mbetur i plagosur.
Policia ka konfimruar se polici e ka marrë tretmanin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndryshe, tashmë janë publikuar pamjet dramatike nga momenti i plaçkitjes së argjendarisë “Diakos”, në Suharekë.