Pas dorëheqjes së Qendron Kastratit nga organet drejtuese të VV-së, Qendra e LVV-së në Kamenicë del me komunikatë

Pas dorëheqjes së Qendron Kastratit nga organet drejtuese të VV-së, Qendra e LVV-së në Kamenicë del me komunikatë

- in Lajme
149
Comments Off on Pas dorëheqjes së Qendron Kastratit nga organet drejtuese të VV-së, Qendra e LVV-së në Kamenicë del me komunikatë

Kjo është komunikata ( e pa edituar) 

Komunikatë
Pas dorëheqjes së Kryetarit të Komunës së Dardanës  z. Qëndron Kastrati nga organet drejtuese të Lëvizjes VETEVENDOSJE, sot me datë  10.01.2018, Kryesia e Qendrës së LVV-së në Dardanë mbajti mbledhjen e radhës dhe diskutoj me shqetësim këtë situatë të krijuarNe respektojmë qëndrimin individual të secilit aktivistë por nuk harrojmë përgjegjësitë që kemi marr nga besimi për qeverisjen katër vjeçare në komunë. 


Projekti ynë i përbashkët në kuadër të LVV-së në Dardanë për qeverisje të mirë, transparente, reforma dhe zhvillim të komunës është dhe do të jetë në fokus të angazhimeve tona. 

Nuk do të harrojmë se fitorja e LVV-së në Dardanë me Qëndronin Kryetar të Komunës është rezultat i punës së vazhdueshme dhe  shumëvjeçare të strukturave dhe aktivistëve të saj. 

Besojmë se projekti ynë fitues do të realizohet brenda mandatit tonë qeverisës por gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë në mes të Kryesisë së LVV-së dhe Kryetarit të Komunës.

Dorëheqjet e ditëve të fundit nga LVV nuk ofrojnë zgjidhje për problemet e krijuara brenda organizatës sonë dhe ju garantojmë se nuk do të dorëhiqemi as nga sfidat që na dalin gjatë qeverisjes komunale.

Dardanë, më 10.01.2018                                                      Kryesia e Qendrës së LVV-së

You may also like

Kamenicë: AVOKATI I POPULLIT DHE NJËSIA KOMUNALE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, NJË HAP MË AFËR QYTETARIT

Avokati i Popullit në bashkëpunim me Njësinë Komunale