Emocionale: “Gold AG” shkruan disa vargje për 25 vjetorin e vdekjes së babait tij.

Emocionale: “Gold AG” shkruan disa vargje për 25 vjetorin e vdekjes së babait tij.

- in Kulture
328
Comments Off on Emocionale: “Gold AG” shkruan disa vargje për 25 vjetorin e vdekjes së babait tij.

Këngëtari i mirënjohur në mbarë shqiptarinë Arian Agushi (Gold AG) në 25 vjetorin e vdekjes së babit tij, z.Xhemaludin Agushi ka shkruar disa vargje emocionuse, vargje këto të plasuara në rrjete sociale, të cilat mund ti lexoni në vijim:


KISHA DASHTË !!!
Kisha dashtë që i vogël ma shumë me t’pa me sy

Me një dorë me mpas nana e me një dorë me t’mbajt ty

Kisha dashtë që bashk me nis shkollën fillore

E me të gëzu babë me notat në fletore

Kisha dashtë që shqiponjën me ta pa mu në ballë

Se e di që aty do ishe babë po t’ishe gjallë

Kisha dashtë me msu nga ti si shumë që i mësove

Eh veç Zoti e di o babë sa më mungove

Kisha dashtë me të tregu o ma i miri i ksaj bote

Se këtë karakter e kam nga zemra jote

Kisha dashtë me ty e nanën t’më shkoj jeta

Por jo nuk ankohem se Zoti i di këto janë punët e veta

Nuk ankohem jo se kështu ishte caktimi Të Allahut jemi dhe tek ai prap është kthimi 

14.12.2017 (25 vite pa ty babi)

You may also like

Kamenicë: AVOKATI I POPULLIT DHE NJËSIA KOMUNALE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, NJË HAP MË AFËR QYTETARIT

Avokati i Popullit në bashkëpunim me Njësinë Komunale